Haradinaj: Qeveria e mashtrimit mbrëmë la heronjtë dhe mjekët pa paga

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke akuzuar qeverinë si Qeveri e Mashtrimit e cila mbrëmë votoi buxhetin e mjerimit që la pa paga heronjtë dhe mjekët.

Haradinaj theksoi se buxheti u votua pa transparencë dhe me nguti, që sipas tij Qeverinë Kurti do ta mbulojë turpi pasi që sipas tij ai hoqi nga buxheti projekte të miratuara në kohën sa ishte Haradinaj në qeveri.

“Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.