Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas  reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm, transmeton Fokusi.info.

Vranësirat do të ç’vendosen drejt lindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.