Haradinaj: Shpend Ahmeti e ka ditë që jam fytyrë e PAN-it

Kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini iu është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit të PSD’së, Shpend Ahmeti.

Haradinaj ka thënë se: “është e vertetë që kam qenë ftyra e PAN’it, e ka ditë Shpendi para zgjedhjeve”.

Këto komente i pari i AAK’së i bëri kur u pyet për rolin e PSD’së në koalicionin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Haradinaj për dallim nga Shpend Ahmeti është treguar më i matur me deklarata duke thënë se Ahmeti ka marrë vota të respektueshme në zgjedhjet e fundit.

“Shpend Ahmeti me dalë për komunë merr vota ma shumë. Kërkush se ka pritë që Shpendi jep dorëheqje dhe bëhet deputet. Shpendi ka vota të respektueshme”, u shpreh ai.