Haradinaj takohet me ministren norvegjeze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, ka thënë se me të ka biseduar rreth aktualitet politik në Kosovë dhe rajon dhe të ardhmen e përbashët euro-atlantike.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve.

“Shpreha përkushtimin e Qeverisë, për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale, në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit”.

“Theksova gjithashtu se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj.