Paqëndrueshmëria e qeverive në Kosovë

Në vitin 2018, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar raportin për paqëndrueshmëritë e qeverive në Republikën e Kosovës.

Studimi ka trajtuar tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve.

Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar asnjë mandat të plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në inforgrafikë prezantohet jetëgjatësia e qeverive në Kosovë që nga viti 2008.