LAJMI I FUNDIT: Votohet mocioni i mosbesimit, bie qeveria Kurti

Kuvendi i Kosovës me 82 vota “për”, dhe 32 “kundër” dhe 1 “abstenim” ka votuar për rrëzim të qeverisë së Kosovës.

Ky mocion është inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që ka votuar kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me vendimin të cilin sot u morr në Kuvendin e Kosovës, qeveria Kurti është qeveria më jetëshkurtër në historinë e qeverive të Kosovës me vetëm 50 ditë punë.