Haradinaj thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

AAK njofton se pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së partisë që ka nisur në ora 16:00, kryetari Ramush Haradinaj me fillim në ora 17:00 mban konferencë me gazetarë, në selinë qendrore të Aleancës.

Mediat janë ftuar që të marrin pjesë në këtë konferencë.

Tema e diskutimit në konferencë nuk është bërë e njohur në njoftim.