Qentë endacak ndjekin djaloshin afër Bibliotekës Kombëtare (video)

Qentë endacak janë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, e të cilët qarkullojnë lirshëm në rrugë.

Disa qen të tillë ishin mbledhur sot në numër të madh te parku afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Në një video që po qarkullon në internet, shihen këta qen duke e ndjekur madje një djalë i cili kalon andej.

Djali fatmirësisht shpëtoi nga ta, por shpesh ka raste kur kalimtarët sulmohen nga qentë e tillë endacak.

Më poshtë pamje të qenve endacak që në pikë të ditës qarkullojnë lirshëm.