Haradinaj thirrje Kurtit: Lëre të majtën, eja merru me problemet e vendit tënd

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, që të kthehet në Kosovë, pasi gjendja me të helmuarit është alarmante.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe tregojnë gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që ta lë të majtën në Greqi e të kthehet në Kosovë, të merret me problemet e vendit.

Postimi i plotë:

“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.

Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!

Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!

RH”.

Ndryshe, zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti kthehet sot në Kosovë dhe mbledh Qeverinë në orën 15:00.