Hoti e përdor një thënie franceze për marrëveshjen e arritur dje në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Marrëveshja me Serbinë është historike dhe se synimi është njohja reciproke.

Për marrëveshjen e arritur dje, kryeministri i vendit ka përdorur edhe një shprehje franceze.

“Ka një shprehje: “Roma nuk është ndërtuar për një ditë”.  Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale.”, ka thënë Hoti në RTK.

“Nuk ka vend për këndvështrime të tilla se me këtë marrëveshje është cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se është në komunikim me të gjitha subjektet dhe liderët në Kosovë, edhe me Vetëvendosjen, për të cilët ka thënë se asnjëherë nuk i përgjigjen.