Haradinaj tregon se a ka komunikim me Kurtin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në atë se ai dhe Albin Kurti ishin takuar për të folur rreth bashkëqeverisjes.

Në konferencën e për media, ai gazetarëve u tha se e respektojnë vendimin e qytetarëve dhe partia e tij ka mbetur në opozitë.

“Nuk kemi komunikim më Vetëvendosjen apo Kurtin për bashkëqëverisje. Unë e kam deklaruar se projekti i Kurtit është mashtrim me kohe edhe atë e kam qit mashtrues sepse qasja e tij ndaj realitetit nuk qëndron dhe nuk është ashtu. Qytetari ka vendos ashtu, ne jemi në opozitë, por s’kemi asnjë komunikim me Kurtin”.

“Nuk është mirë të shkohet në zgjedhje të reja pa u implementuar një rezultat zgjedhor. Më mirë është të implementohet rezultati zgjedhor se edhe koha nuk pret, sepse zgjedhjet marrin edhe gjashtë muaj të tjera”.

“Aleanca është sjellë me respekt me vendimin e sovranit. Nëse Kurti nuk arrin ta krijojë qeverinë është e dhimbshme me e çu vendin ne zgjedhje edhe një here. E respektoj që e ka marrë mandatin dhe nuk po ia humb kohen Kosovës”.

Haradinaj mes tjerash foli edhe për njëplan hekurudhor që lidh Kosovën me Shqipërinë.

“Një projekti rëndësishëm është një hekurudhë për Durrës. E kemi në plan t’i propozojmë BE-së për fonde me një linjë Kosovë-Shqipëri, se do ta mundësonte edhe transportin rajonal. Pra e shohim si opsion në të ardhmen”.