Haradinaj uron Ditën e Mësuesit me një fotografi nga shkolla fillore

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, iu uron të gjithë mësimdhënësve Ditën e mësuesit, transmeton Fokusi.info

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se kjo është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar.

“Kujtoj, në veçanti, mësuesit e mi dhe gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për të na edukuar e mësuar. Më së vështiri e patën mësuesit e nxënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilët në kushte shumë të vështira është dashur që të mësonin, edhe kur regjimi atëherë ua ndaloi mësimin qytetarëve të Kosovës veç pse flisnin shqip”.

“Tashmë, mësimdhënësve të kësaj periudhe u njihen kontributet edhe nga shteti, falë një vendimi të qeverisë, për të cilin jam shumë krenar. Urime kjo datë e rëndësishme, të gjithë mësimdhënësve shqiptarë”.

Pos kësaj ai në postimin e tij publikoi një fotografi të tijën kur ishte në klasën e katërt të shkollës fillore”Në këtë foto jam unë me shokët e shoqet e klasës dhe mësimdhënësit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj”, ka shkruar Haradinaj.