Vdes 7 vjeçarja nga Skënderaj pasi u godit nga një veturë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Drenicë.

Një fëmijë është goditur për vdekje nga një makinë në fshatin Kllodernicë të komunës së Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një 7 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt”, ka thënë ai, duke treguar se janë informacione fillestare që kanë marrë.

Derisa rasti po hetohet.