Lajçak pajtohet me konstatimin që BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka mbështetur deklaratën e ish-ministrit shtetëror gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili kërkoi nga BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Roth të martën tha se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian. Derisa ka kërkuar nga BE-ja edhe nisjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përkrahje për këtë, tani ka marrë nga Lajçaku, i cili ka shpërndarë postimin e Roth në Twitter, duke thënë se pajtohet me qëndrimin e ish-ministrit gjerman.

Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.