Harxhohen dëshmitarë në rastin e Gucatit e Haradinajt

Të hënën, në Gjykatën Speciale, është mbajtur seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Në të u bë me dije që në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt nuk do të ftohen më dëshmitarë.

Derisa, mbrojtja e dy të akuzuarve ka bërë kërkesë për të apeluar një vendim të trupit gjykues, që lidhet me pyetjen e mbrojtjes nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer hapat e duhur hetimorë.

Apelimi nuk i pëlqeu prokurores, Valeria Bolici, e cila deklaroi se kjo mund të shtyjë përfundimin e këtij procesi.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020, prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.