Policia pengohet nga dy vetura në ndalimin e një kamioni për kontrabandë afër Ujmanit

Policia kufitare, sonte në orët e mbrëmjes, nuk ka mundur të ndalojë një kamion që dyshohej për kontrabandim mallrash, kjo në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kjo pasi gjatë tentimit për ndalim, zyrtarët policorë u penguan nga dy automjete civile pa targa.

“Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë, duke ua pamundësuar ndaljen e kamionit, i cili dyshohej për kontrabandë mallrash”.

“Lidhur me këtë rast janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilat iu kanë asistuar zyrtarëve kufitarë për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara”, thuhet në njoftim, transmeton Fokusi.info.