Hoti për marrëveshjen me Serbinë: Nga Shtëpia e Bardhë, ka përfunduar në Shkup për diskutim

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth takimit të mbrëmshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.

Hoti e konsideron degradim duke shtuar se nga mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes finale me njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar me diskutim për zbatimin e Asociacionit në Shkup, transmeton Fokusi.info.

“Çfarë degradimi! Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit” ka shkruar Hoti në Facebook.