Hasani për agresionin në Banjskë: Kosova të hartojë një raport kredibil ndërkombëtar me EULEX-in e KFOR-in

sq

Ballina

Lajme

Hulumtime

Sport

Ekonomi

Vip

Front TV
×
Lajme
Hasani për agresionin në Banjskë: Kosova të hartojë një raport kredibil ndërkombëtar me EULEX-in e KFOR-in

FrontOnline
04 Tetor 2023
Komentet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kosova nuk duhet të prodhojë raport të njëanshëm lidhur me agresionin në Banjskë të Zveçanit.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in duhet ta përpilojnë një raport që ka kredibilitet ndërkombëtar.

“Nuk duhet të angazhohet në qështjen e hetimeve në veri askush tjetër përpos autoriteteve kushtetuese dhe ligjore, që janë Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Do të ishte gabim fatal sikur në këtë proces të përfshihet edhe zyra e UNMIK-ut sepse është një autoritet i cili nuk e ka legjitimitetin nga rendi kushtetues i Kosovës”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, është me rëndësi që ato hetime të zhvillohen dhe të kenë mandatin kushtetues dhe ligjor, por që e kanë edhe komponentin e neutralitetit siç është rasti i KFOR-it dhe EULEX-it.

“Provat që i ofron KFOR-i janë valide dhe kanë fuqi dhe mbi bazën e tyre duhet të prodhohet një raport dhe këtu duhet edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare i Drejtësisë”, ka shtuar ai.

“Ka shumë rëndësi që Kosova të mos prodhojë raporte të njëanshme, por në bashkëpunim me autoritet ligjore që kanë autoritet kushtetues dhe ligjor që janë EULEX-i dhe KFOR-i, në mënyrë të përbashkët të prodhohet një raport i cili ka kredibilitet ndërkombëtar dhe mbi bazën e kësaj të ndërmerren të gjitha veprimet ndaj Serbisë”, ka potencuar Enver Hasani.