Subvencionimi i pagës deri në 300 euro, ministri Murati del në konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati pritet të paraqitet sot me fillim nga ora 11:00 në një konferencë për media në të cilën do të shpalos detajet e skemës së re të punësimit.

Murati pritet të bëjë të ditura kriteret e skemës së emërtuar “Qeveria për Familjet”.

“Ju ftojmë që sot në ora 11:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Të shtunën, kryeministri Kurti njoftoi se do të nisë skemën për siç tha ai, mbështetjen e qytetarëve, e emërtuar “Qeveria për Familjet”.

Në kuadër të masave të punësimit, Kurti tregoi së përmes kësaj mbështetje synohet të garantohet çdo familje e Republikës së Kosovës me se paku nga një anëtar të punësuar.

Nëpërmjet kësaj skeme, i pari i ekzekutivit ka thënë se do të subvencionohen deri në 70% të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro, për 6 muaj.

Si kusht për të përfituar nga kjo skemë, Kurti ka treguar që punëkërkuesi nuk ka asnjë anëtar të familjes.