Haxhiu: Çka i shkaktoi vdekjet e përnjëhershme në QKUK, ku është kryeministri?

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas situatës së fundit në QKUK, ku të paktën katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur vetëm pas mesnatës.

Haxhiu ka pyetur se çka i shkatoi këto vdekje dhe se ku është kryeministri Hoti e ministri Zemaj në këtë kohë.

“Çfarë po kërkon policia e Kosovës në Kliniken Infektive, pse është numër aq i madh i policëve në oborrin e Klinikës?
Ku është kryeministri Hoti, po ministri Zemaj ka ndodhet?

Përse nuk dalin të na informojnë çfarë po ndodhë?”, ka shkruar ai.

Tutje ka bërë thirrje të lihen takimet nëpër ara e të merret me menaxhimin e pandemisë.

“Lerini takimet nëpër ara e qendra tjera merreni situatën në menaxhim duke ashpërsuar masat sa nuk është bërë shumë vonë”.