Haxhiu: Derisa ndodhi rasti i të riut nga Gjilani, Kurti e Vitia dilnin nga 10 herë në ditë për marketing

Bekim Haxhiu nga PDK sonte në Debat Plus ka kritikuar Qeverinë ne detyrë për keqmenaxhim me pandeminë, transmeton Periskopi.

Ai thotë se kjo Qeveri në fillim u fokusua në marketing, derisa ndodhi rasti i vetëvrasjes së të riut në kovikte në Prishtinë.

‘’Gjatë kohës së pandemisë janë bërë dy shkelje Kushtetuese. Keqmenaxhimi i karantinës, riatdhesimi, janë disa nga gabimet e Qeverisë. Ka qenë më shumë e prekoupuar me marketing, deri në rastin e të riut nga Gjilani pothuajse nga 10 herë në ditë i kemi pa në konferenca. E tash fshihen pas zyrtarëve të tyre’’, ka thënë ai.

K’’y menaxhim po bëhet falë investimeve të Uran Ismailit në spital. Falë investimeve, sot janë në dispozicion më shume se 200 aparate respiratore’’