Gjiganti botëror i bashkohet garës për Muriqin

Vedat Muriqi është duke i fascinuar të gjithë me paraqitjet e tij të fundit në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahçes.

Gjiganti i Kosovës, përveç që ka pasur paraqitje të shkëlqyera me Kosovën, ai me Fenerbahçen ka arritur t’i shënoi tre gola në këtë fillim edicioni.

Skuadra të njohura botërore janë në “gjah” për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Napoli e Fiorentina janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për ish-sulmuesin e Lirisë së Prizrenit.

Por, së fundi interesim ka shprehur edhe ekipi më i trofeshëm në Itali, Juventus.

Gazeta Hurriyet e ka publikuar lajmin për interesimin e Juventusit. Sipas gazetës, kampioni italian pritet t’i dërgojë skautët e tyre në derbin e Stambollit ndaj Galatasarayt që do të zhvillohet këtë vikend.

Muriqi ishte vendimtar në ndeshjen e fundit të Fenerit ndaj Ankargucus pasi shënoi gol.

Artikulli i gazetës turke “Hurriyet: http://www.hurriyet.com.tr/sporarena/manu-ve-tottenhamdan-sonra-juventus-vedat-muriqinin-pesinde-41335455