Parashikimi i motit

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius”, thotë IHK-ja.

Temperatura më e lartë, 36 gradë Celsius, pritet të ngjajë në Prizen dhe Gjakovë, ndërkaq më e ulëta, 15 gradë Celsius, në Istog.