Haxhiu: Dje 36 raste, sot 40 me koronavirus, situata mund të eskalojë

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë alarmante pas konfirmimit të 40 rasteve sot e dje 36 me koronavirus, duke thënë se kjo mund të eskalojë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Publik i Shëndetit duhet të dalin me masa parandaluese për luftimin e pandemisë.

“Masat duhet të jenë të sakta për çdo qytetarë dhe çdo biznes. Pandemia nuk ka kaluar, virusi është prezent. Në Kosovë janë 340 raste aktive të cila mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës. Andaj ju bë̈jë apel MSH’së dhe IKSHPK’së që të vendosin masa të sakta për parandalimin e përhapjes së pandemisë pa cenuar lëvizjen e lirë dhe pa rrezikuar bizneset. Modele të këtilla ka mjaft në vendet e BE’së.”, ka shkuar ai.

Postimi i plotë:

Alarmante!

Dje 36 e sot 40 raste me COVID-19.

Masat po lirohen, rastet po shtohen, situata mund të eskalojë!

Pas heqjes e të gjitha kufizimeve të vendosur për shkak të pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja do të duhej të nxirrnin udhëzues për masat parandaluese për luftimin e pandemisë.

Masat duhet të jenë të sakta për çdo qytetarë dhe çdo biznes. Pandemia nuk ka kaluar, virusi është prezent. Në Kosovë janë 340 raste aktive të cila mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.

Andaj ju bëj apel MSH-së dhe IKSHPK-së që të vendosin masa të sakta për parandalimin e përhapjes së pandemisë pa cenuar levizjen e lirë dhe pa rrezikuar bizneset.

Modele të këtilla ka mjaft në vendet e BE-së.

Sipas IKSHPK-së deri me sot, datë 07.06.2020, në Kosovë janë regjistruar:

1234 raste pozitive me COVID-19, respektivisht 678 raste për 1 milion/banorë. Krahasuar me të dhënat nga Ëorldometers, janë 136 vende të botës që e kanë smundshmërinë me të ultë për 1 milion/banorë se sa Kosova.

31 raste të vdekjës nga COVID-19, respektivisht 17 raste të vdekjes për 1 milion/banorë. Janë 140 vende të botës që e kanë vdekshmërinë me COVID-19 për 1 milion/banorë me të ultë se sa Kosova.

Janë bërë 16674 teste për COVID-19, respektivisht 9158 teste për 1 milion/banorë. Janë 103 vende të botës që kanë bërë më shumë teste për COVID-19 për 1 milion/banorë, se sa Kosova.

Të nderuar qytetarë, rreziku nuk ka kaluar.Virusi është prezent dhe nëse nuk kemi kujdes të shtuar situata mund të eskalojë dhe mund të rrezikojmë që ta përhapim corona virusin pavetëdijshëm.