Haxhiu: Isa Mustafa ka humbur toruan, zgjedhjet duhet të ndodhin sa më parë

Anëtarja e kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kërkon që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje në mënyrë që Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin. Ajo përsëritë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet e as përkrahjen e qytetarëve.

lbulena Haxhiu, e ka komentuar edhe deklaratën e Isa Mustafës se “Presidenti i takon PDK-së”, për të cilin thotë se e ka humbur toruan dhe sipas saj partia e tij do të marrë goditjen nga qytetarët.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë partner LDK-në apo PDK-në pas zgjedhjeve të reja, këto parti Haxhiu i ka quajtur të “stërvjetruara”, teksa shton se do të bashkëpunojnë me ata që i kanë qëndruar besnik qytetarëve.

Tutje, Haxhiu ka folur edhe për zgjedhjet në Podujevë, ku vlerëson se zgjedhjet nuk duhet anuluar, teksa thekson se “Kosova ende s’ka mbajtur zgjedhje por krahasuar me vendet që kanë mbajtur zgjedhjet ne sërish i kemi punët më së keqi në menaxhim të pandemisë”.

Haxhiu tha madje se shef i Grupit Parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje vazhdon të jetë Rexhep Selimi.

“Zgjedhjet në Republikën e Kosovës duhet të ndodhin sa më parë. Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, nuk ka mbështetje as qytetare prandaj çfarëdo tendence për të vazhduar me qasjen kinse asgjë s’po ndodhë është e papranueshme për vendin dhe qytetarët. Është uzurpim i qeverisë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Këta njerëz nuk kanë pse i frikësohen popullit, tek e fundit nuk kanë nga i ikin!Haxhiu: Tani më asgjë nuk ka befason nga ky person që ka humbur toruan por ky dhe partia e tij do ta marrin goditjen nga qytetarët shumë shpejtë. Transformimi që i bëri vullnetit qytetarë nuk harrohet. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe Kuvendi i ri duhet të zgjedhë Presidentin e ardhshëm”,tha Haxhiu për Express.

Sipas Albulena Haxhiut VV gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët dhe në zgejdhjet e ardhhsme do të dalin të parët.

“Kjo fitore nuk do të mund të kontestohet nga askush. Qytetarët janë bindur që ata që transformuan vullnetin e tyre në zgjedhjet e tetorit 2019, janë një klub i stërvjetëruar që duhet ndëshkuar.Nuk e shohim si partnerë të ardhshëm klubin e stërvjetëruar. Do të bashkëpunojmë me ata që i kanë qëndruar besnik qytetarëve”, shtoi ajo.