Vëllai i Lutfi Hazirit: “Vjosa VV-së, ejani ma vonë se burrat nuk janë shtëpi”! (foto)

Vëllai i Lutfi Hazirit, Amir Haziri, është tallur me Vjosa Osmanin.

Amir Haziri, vëllai i nënkryetarit të LDK-së, Lufti Haziri, ka provuar të bëjë humor në llogari të kandidates së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanit dhe tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar një qeveri me LDK-në, pasi i fituan zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare.

Haziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kur LVV shkon të LDK-ja për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm, Vjosa Osmani i thotë se nuk janë burrat e partisë aty e s’mund të flasë.

“Sa herë të shkojnë kta të VV-së te LDK-ja me folë për koalicion, po del Vjosa e po u thotë hajdeni më vonë se nuk janë burrat në shpi”, thuhet në postimin e Amir Hazirit në Facebook.

Për këtë postim, duke se Haziri është penduar, pasi menjëherë e ka fshirë nga profili i tij.

Ndryshe, pas përfundimit të zgjedhjeve me 6 tetor, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me më pak se një për qind më shumë se LDK-ja, kanë filluar negociatat mes dy partive.

Të enjten janë takuar Albin Kurti e Besnik Bislimi nga VV-ja me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin e LDK-së.