Haxhiu kritikon qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Po rrezikohet shëndeti i popullatës!

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është shprehur i shqetësuar në lidhje me numrin e të infektuarve brenda 48 orëve të fundit.

Ai thotë që në këtë situatë mos respektimi i masave mbrojtëse, organizimi i tubimeve e protestave për qëllime politike, duke rrezikuar shëndetin e popullatës është hipokrizi.

Tutje Haxhiu tregon që qysh nga fillimi i pandemisë ka qenë kritik për mënyrën si është menaxhuar situata me COVID-19 në vendin tonë.

“Të nderuar qytetarë, për 120 ditë shteti u udhëhoq nga mashtrues, manipulantë që vidhnin në pandemi, ndërsa me video mesazhe shtireshin se gjoja brengoseshin për shëndetin e popullatës.

Sot kur kanë rënë nga pushteti, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës duke organizuar tubime për ambicie pushteti, nuk ka më kujdes as mesazhe për ruajtje të shëndetit. Qeveria Hoti duket anemike në raport me situatët që i është servuar nga ata qe nga pushteti u larguan. Për qellime politike, për pushtet po rrezikohet shëndeti i populates”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Brenda 48 orëve të fundit 111 të infektuar, 1 i vdekur, 509 raste aktive me COVID-19.
Situata po shkon drejt eskalimit.

Në këtë situatë mos respektimi i masave mbrojtëse, organizimi i tubimeve e protestave për qëllime politike, duke rrezikuar shëndetin e popullatës është hipokrizi.

Që nga fillimi i pandemisë kam qenë kritik për mënyrën si është menaxhuar situata me COVID-19 në vendin tonë:
– Vonesat në mbyllje të kufinjëve,
– Keqmenaxhimi i karantinës,
– Hajnia në pandemi, blerje të barnave dhe paisjeve mbrojtëse me çmime abuzive,

– Manipulim me shifrat e rasteve me COVID-19,
– Pranimi i 1000 testeve nga Serbia, favor për përmirësim të imazhit të Serbisë e të Vućiqit
– Lejimi i mjekëve nga Serbia të punojnë pa licencë të punës të Republikës së Kosovës.
– Nënshtrimi i Qeverisë Kurti ndaj Serbisë,

– Vendosja e masave kufizuese në bllok pa bërë analiza specifike për çdo biznes veq e veq, pastaj lirimi i masave pa kritere, pa analizë paraprake,
– Lirimi i masave nga Qeveria Kurti në ora 23:00 pa kriter, për qëllime politike,
– Organizimi i tubimeve me mijëra qytetarë për qëllime politike në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së.

Për këto arsye sot situata është përkeqësuar dhe është shumë serioze, janë 509 raste aktive me COVID-19, prandaj situata mund të eskalojë.

Krahasoni numrin e rasteve në 12 ditëshin e parë të çdo muaji për të vlerësuar situatën në të cilën ndodhemi, rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Nga data 01 deri 12 Qershor janë regjistruar 301 raste me COVID-19.
Nga data 01 deri 12 Maj ishin 96 raste me COVID-19.

Nga data 01 deri 12 Prill ishin 218 raste me COVID-19.
Nga data 01 deri 12 Mars, 0 raste me COVID-19.

Të nderuar qytetarë, për 120 ditë shteti u udhëhoq nga mashtrues, manipulantë që vidhnin në pandemi, ndërsa me video mesazhe shtireshin se gjoja brengoseshin për shëndetin e popullatës.

Sot kur kanë rënë nga pushteti, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës duke organizuar tubime për ambicie pushteti, nuk ka më kujdes as mesazhe për ruajtje të shëndetit.

Qeveria Hoti duket anemike në raport me situatët që i është servuar nga ata qe nga pushteti u larguan.

Për qellime politike, për pushtet po rrezikohet shëndeti i popullatës.