Moti sot në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat Lindore në pjesën e parë te ditës. Sipas Meteoalb parashikohet që pasdites dhe në vijim të ketë prezencë më të dukshme të vranësirave në zonat malore duke e lënë zonën e ulët me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehte ne tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperendimor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.