Haxhiu: Me veprimet e institucioneve do të ndalohet abuzimi me çmime në produktet bazë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e përbashkët me homologun e saj danez, Nick Hækkerup, është pyetur edhe për çmimet e larta të vajit në Kosovë.

Ajo tha se Qeveria dënon ashpër të gjitha manipulimet dhe mashtrimet që janë bërë me çmimet në produktet bazë për konsumatorët dhe ato të derivateve

“Ka pasur mobilizim të për ndalimin e këtyre mashtrimeve. Dje i kam bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të adresojë këtë shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe të ndalojë këtë mashtrim që po ju bëhet qytetarëve”.

“Ka veprime serioze qoftë të policisë, qoftë të inspektoratit të tregut dhe prokurorisë. Besoj se me veprimet e këtyre institucioneve do të ndalohet ky abuzim që u bë dje dhe ditëve që lamë pas”, tha Haxhiu.