Haxhiu: MSH po e zvogëlon numrin e testeve për të paraqitur rrejshëm rënien e rasteve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ministrinë e Shëndetësisë se po zvogëlon numrin e testimeve për të paraqitur rrejshëm rënien e rasteve.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka krahasuar numrin e testimeve të kryera para dy ditësh, si dhe sot, shkruan Fokusi.info.

Dallimi në numër i testimeve në këtë interval kohor, është 1 mijë e 152 teste më pak.

Ai ka kërkuar që ministria mos të ndërhyjë në punën e IKSHPK-së.

Postimi i plotë në Facebook:

Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht për të paraqitur rrejshëm rënien e numrit të rasteve me Covid-19.

Nga 5502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4351 teste RT-PCR, apo 1151 më pak teste.

Nëse MSH dëshiron rrejshëm me zvoglu numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bë një vit me parë dhe ju dalin vetë nga 5-6 raste pozitve.

MSH mos të ndërhyjë në punën e IKSHPK-së.

Pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e testimeve, por duke rritur numrin e të vaksinuarve./Fokusi.info/