Morina: Sllobodan Millosheviqi ka qenë shumë ma dinjitoz në Hagë sesa komandatët tanë

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook ka kritikur heshtjen e Ramush Haradinaj në prokurorinë e gjykatës së Hagës duke shtruar pyetjen retorike “Nuk e di, a është me vend mbrojtja në heshtje para një gjykate të aprovuar nga Parlamenti i Kosovës apo jo”.

Por e di, – ka vazhduar Morina, – që të akuzuarit, nga radhët e UÇK-së, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, nuk e kanë mbrojtur kauzen e drejt të lirise.

Madje ai ka shkuar edhe më larg duke thënë se qëndrimi i Sllobodan Millosheviqit në Hagë ka qenë më dinjitoz sesa i komandantëve tanë.

Lexojeni postimin e plotë e pa ndërhyrje të Haki Morinës:

Nuk e di, a është me vend mbrojtja në heshtje para një gjykate të aprovuar nga Parlamenti i Kosovëa apo jo?! Por e di, që të akuzuarit, nga radhët e UÇK-së, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, nuk e kanë mbrojtur kauzen e drejt të lirise. Qëndrimi i Sllobodan Millosheviqit ka qenë shumë me dinjitoz, edhe pse ka qenë kriminel dhe ka përfaqësuar një lufë të padrejt.

Unë për vete, ndryshe do të sillesha para gjykatësve në Hagë.