Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit.

Temperaturat pritet të sillen mes 11 gradë Celsius minimalja dhe 26 gradë Celsius maksimalja.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.