Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në Facebookun e saj duke thënë se “Thaçi ka humbur toruan”.
Më tutje, Haxhiu ka shkruar se nesër do të deponojnë padi ndaj Thaçit, shkruan lajmi.net.
Ky është postimi i saj:
Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda
Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!
Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.
Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.