Ministrja Dumoshi: Madhështia e UÇK-së nuk cenohet nga deklaratat e të mjerëve

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se madhështia e UÇK-së nuk cenohet nga deklaratat e të mjerëve.

“Madhështia e UÇK-së nuk cenohet nga deklaratat e të mjerëve dhe as nga propaganda serbe”, ka shkruar ajo në “Facebook”, përderisa postimit i’a ka bashkangjitur një fotografi me emblemën e UÇK-së.