Haxhiu për aktgjykimin në rastin “Pronto”: Vulë e shtetit të kapur

0
188

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.

“Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit. Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve”.

“Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re”, shkruan ajo në Facebook, transmeton Klan Kosova.