Lëndohet një i ri në vendin e punës

Sot rreth orës 13:00, në afërsi të shkollës “Asdreni” në komunën e Pejës, ka shpërthyer një mjet i ndërtimtarisë kështu duke e lënë pa ndjenja një punëtor.

Një lexuese e Klan Kosovës, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes, ka thënë se viktima nuk i kishte pajisjet e nevojshme për mbrojtje.

“Ky shpërthim e përplasi për toke personin në moshë të re duke ia mbuluar fytyrën me beton dhe e la pa ndjenja”.

E njëjta tregon se së bashku me disa perona të tjerë e kanë futur viktimën në një automjet që ndodhej afër për ta dërguar në spitalin e Pejës.

“Gjendja ka qenë emergjente, nuk ka pasur kohë për ta pritur ambulanten”.