Murati: Bashkimi kombëtar nga aspiratë e dëshirë është shndërruar në mundësi

Valon Murati, Kryetar i Lëvizja për Bashkim, në emisionin Zona B, të Klan Kosovës, ka deklaruar se për herë të parë që nga paslufta çështja e bashkimit kombëtar shihet edhe nga faktori ndërkombëtar si diçka reale e jo si diçka ekstremiste.

Sipas Valon Muratit kjo vjen pasi që faktori ndërkombëtar e veçanërisht SHBA-të kanë hequr dorë nga Kosova ahtisariane apo ajo multietnike dhe zgjidhjet tjera tani vijnë në shprehje.

Duke e komentuar anketën e realizuar nga “The Kosovo Foundation for Open Society” (KFOS) dhe “Open Society Foundation for Albania” (OSFA), Murati ka deklaruar se kjo anketë për herë të parë e ka rrëzuar mitin se qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk e duan bashkimin me Kosovën.

Në lidhje me këtë çështje lexo edhe:

Anketa e madhe: Çka mendojnë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri për njëri-tjetrin? Sa e përkrahin bashkimin kombëtar?