Luma reagon pas shkarkimit: Kjo është arsyeja, jam mësu m’u çu e m’u rrëxu që 100 vjet, me e pa arsye

Bordi i RTK-së e ka shkarkuar sonte drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.

Sipas u.d. drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtori i Radio Kosovës, Ernest Luma, ka shkelur Ligjin, rregulloret e brendshme të RTK-së dhe kontratën e tij të punës, duke mbajtur anë dhe duke qenë pjesëmarrës në debate politike në media rivale të RTK-së, e cila, sipas tij, është shkelje e rëndë e rregullores së brendshme të RTK-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ernest Lumës i cili publikoi debatin për të cilin thuhet se është arsyeja që ka çuar në shkarkimin e tij.

Postim i tij i plotë:

Kjo eshte arsyeja e shkarkimit tim.

Mosarsyet i tregoj ne ditet ne vijim.

Ne Korene e Kim Jon Un-it, per kete arsye.te kishin ekzekutu me top. Ketu, me shkarkim.

Kam pshtu lehte!

Perndryshe, jam mesu m’u çu e m’u rrëxu qe 100 vjet, me e pa arsye.

Pa merak. Shihemi prape.