Haxhiu ‘thumbon’ LDK-në duke e cituar deklaratën e deputetit gjerman, i cili tha se nuk është koha të zgjidhet presidenti!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës se deputetit të Bundestagut gjerman Christian Schmidt, i cili pas takimit me kryetarin e LDK-së tha para mediave u shpreh kundër përfshirjes së postit të Presidentit në marrëveshjen për krijimin e qeverisë ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Krahas këtij qëndrimi, Haxhiu ka thënë se është mesazh i qartë për LDK-në, parti kjo me të cilën kanë nisur negociatat për bashkëqeverisje që gati tre muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Mesazh i qartë
” Tash për tash nuk është koha që të zgjidhet presidenti por të formohet qeveria”