Haxhiu: Verifikimin e mostrave tash po e bëjmë me polici sepse nuk kemi besim në punën e IML

Ministrja Albulena Haxhiu thotë se tashmë verifikimin e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore po e bëjnë me Polici të Kosovës.

Haxhiu tha se kjo gjë po ndodhë, pasi që më nuk kanë besim në punën e IML.

“Jemi tu e verifiku cdo mostër me Polici, sepse nuk po ju besojmë. Këtu e kanë pru punën, me punu me polici. Ka një grup që refuzon ndryshimet në Institut. Ata refuzojnë me u zbatu rregullorja e brendshme e Institutit. Ata nuk duan që të kenë reforma”, ka thënë ajo në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 .