Vetura godet këmbësoren, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga vetura në fshatin, Sllatinë e Poshtme në Viti.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari që ka goditur këmbësoren, është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.