Haziri: Jemi të parët, kemi përparësi ndaj VV-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media tha se partia e tij është fituese e këtyre zgjedhjeve.

Ai deklaroi se Lidhja Demokratike rikthehet si parti e prë pas 12 vitesh.

“LDK-ja është fituese dhe rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhur. Kjo është një fakt që LDK pas 12 vitesh rikthehet si parti e parë në Republikë”, deklaroi ai.

Haziri shtoi se LDK ka një përparësi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo me kalimin e orëve do të ketë një qartësim më të madh.