Haziri: Kurtit i duhej një vizitë si ajo në Maqedoni, ka motiv mbylljen e aferave dhe skandaleve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se një të tillë, vizitë, nuk e kreu, kryeministri kosovar, por kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e kishte për synime më të thella politike, përcjell klankosova.tv.

”Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në rajon”.

”Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet”.

”Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LVV. Premtimet e tij atje, shkaktoi përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re”.

”Mos të harrojmë që Kurti mbështeti zotin Sela në zgjedhjet e kaluara. Dhe në atë vizitë në atë kohë, pati shumë debate. Kurti tenton një koalicion ideologjik, përtej protokollit shtetëror”, ka thënë Haziri në abcnews.