Haziri: Nuk është e vërtetë që katër deputetë të LDK-së, nuk do ta votojnë Qeverinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është e vërtetë që katër deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se me partitë tjera janë në finalizim të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“70 për qind e programit të zotit Kurti ka qenë program i LDK-së. Ne jemi duke diskutu kërkesat e partive të tjera, por për momentin nuk kanë kushte që reflektojnë qëndrime kritike në program edhe nuk besoj se është koha me pasë kushte sepse kushtet e tilla e ngufasin krijimin e një qeverie”, ka thënë Haziri në Info magazinë.