Haziri – Qeverisë: Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni rrast gabim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka dal kundër masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, Qeveria po gabon shumë nëse besojnë në mbyllje e karantinë.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv. Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim!