Haziri: Sanksionet e radhës do të jenë edhe më të rënda për Kosovën

Ballina

Lajme

Hulumtime

Sport

Ekonomi

Vip

Front TV
×
Lajme
Haziri: Sanksionet e radhës do të jenë edhe më të rënda për Kosovën

FrontOnline
04 Korrik 2023
Komentet

Bashkimi Evropian ka ndëshkuar Kosovën me disa masa, për shkak se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionimin e situatës në veri.

BE-ja ka pezulluar përkohësisht punën në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.

Masa tjetër është që Kosova nuk do të ftohet në takimet e nivelit të lartë, përveç diskutimit të krizës në veri në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar më 28 qershor për këto masa ndëshkuese.

Nënkryetari i LDK-së, ka paralajmëruar se mund të ketë masa të reja përveç këtyre që ka marr nga BE-ja.

Lutfi Haziri tha për Front Online se ndëshkimi i radhës për Kosovën do të jetë edhe më i rënd.

Ai thotë se për çdo Qeveri tjetër nëse vinë do të jenë të vështira.

“Pako tjetër e sanksioneve është e paralajmëruar nëse kjo pako e masave nuk jep efektin e pritur pako tjetër do të jetë edhe më e rëndë për Kosovën se do të shkojë me sanksione me presion më të madh .Në veçanti SHBA -ja e ka paralajmëruar që ne marrëdhënies me popullin e Kosovës e kemi shumë të mirë por me funksionarët dallojnë, vetëm si ndëshkim është për keq për Kosovën. Zbutja e masave vjen shumë graduale dhe e kryqëzuar për çdo lloj Qeveria këto masa do të jetë të vështira”, thotë Haziri.

Haziri thotë se Qeveria ka pranuar që të përballet me masa ndëshkuese e jo të implementojnë pako të re.

“Plani e kërkon që Kosova me marr vendime konkrete për një planë tre pikësh i cili kërkon deeskalim me procesin e zgjedhjeve gjithçka do të normalizohej, por Qeveria jonë ka pranuar që të përballët me masa ndëshkuese sesa të implemetojnë një pako apo obligim që e ka marrë më herët”, u shpreh Haziri.