Haziri tregon se çfarë do të ndodhë nëse Kurti e nominon Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur edhe rreth mundësisë që Lëvizja Vetëvendosje të nominojë për kryeministre të vendit, Vjosa Osmanin.

Haziri ka thënë se nuk beson se do të ndodhë kjo gjë, pasi sipas tij as Osmani nuk do të hynte në ujëra të tilla.

“Nuk e shohim Vjosen jashtë strukturave të LDK-së. Nëse në një situatë hipotetike ndodh, pres që Vjosa me ardh në Kryesi me arsyetuar nominimin prej një lideri të një partie tjetër. Duke njohur Vjosën si njeri dhe politikane nuk besoj që hynë në ato ujëra politike”, tha Haziri në Klan Kosova.

Ai më tej tha se Kurti nuk ka pranuar që të ndërtohet një koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e 6 tetorit, me Vjosa Osmanin kanidate të përbashkët.