Haziri: Vendimi për shkarkimin e Agim Veliut nga LDK’ja ende nuk është final

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po e konsideron si të dhimbshme, përçarjen politike në LDK-në e Podujevë.

I ftuar në emisionin “Context” në ATV, Haziri foli edhe për vendimi e marrë nga kryesia e LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut, nuk është final.

“Përçarja në Podujevë e dhimbshme po nuk u arrit një pikë ku marrëveshja respektohet dhe ku gjithë punonjësit punojnë për një qëllim politikë dhe përkundër gjithë kësaj unë mendoj se autoriteti i Agim Velit si nënkryetar historik i kësaj partie edhe si njeri që mundet me i dhanë impakt të madh zgjedhjeve. Ka mi kalu inatet e tjerëve edhe ka me tregu rolin e vet dhe fuqinë e tij politike, përkundër një vendimi që ka qenë i papëlqyeshëm, vendim ky që ende trajtohet në organin e brendshëm të LDK-së sepse ai vendim nuk është final”,- u shpreh Haziri.

Agim Veliu u shkarkua nga gjitha postet në LDK në qershor të këtij viti nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Madje Veliu u shkarkua edhe nga nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë, komunë kjo me të cilën udhëhoqi me vite të tëra.