Hekuran Murati: Edhe pritja ka kufi, pas zgjedhjeve të reja mund të qeverisim të vetëm

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se ata në zgjedhjet e reja mund të dalin parti me mbi 50 përqind të votave.

“Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje! do t’i merrte rrafsh 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë fikall e vetme”, ka shkruar ai në Facebook.

“Megjithatë, për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, jemi të gatshëm të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK-në”./Fokusi.info/