Tahiri: Kurti s’guxon me bë Asociacionin, e ka djegë Kosovën për atë punë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se Kurti “nuk guxon me ba asociacionin”.

Sipas saj, Kurti “nuk guxon për shkak se e ka djeg Kosovën për atë punë dhe ka marrë vota për këtë”.

Mirëpo, ajo ka një këshillë për Kurtin.

“Po dihet që Kurti s’guxon me ba asociacionin, s’guxon, sepse e ka djeg Kosovën për atë punë dhe plus ka marrë vota për atë punë. Por ai mundet me thirr opozitën dhe me i thanë ‘nuk do ta pranoj asociacionin, por a keni naj ide si me zgjidh këtë, edhe mos me pranu por prapë me dhënë një formulë’. Debatet janë të rëndësishme në këto situata të rëndësishme”, ka thënë ajo.